Wednesday, 27. May 2026
Sport

Mavraj habitet me Lilën, që gëzohet për Evropianin Shqipëri – Serbi

GS 08/02/2025 1 Min. Lesezeit

Ish kapiteni i Shqipërisë, Mërgim Mavraj, i ka reaguar Andi Lilajt, kur ky i fundit po i gëzohej bashkëpunimit FSHF – Serbi, për Evropianin U21.

Mavraj i ka komentuar Lilës në postimin e këtij të fundit për vendimin e UEFA-së për t’i dhënë të drejtën e organizimit të Evropianit U21, Shqipërisë bashkë me Serbinë, në vitin 2027.

“Seriozisht?”, pyetet Mavraj duke i komentuar Lilës, në formë çuditëse se si Lila thotë se është krenar për këtë vendim.

Teilen: