Thursday, 28. May 2026
Futboll

Max Allegri trajneri i ri i Napolit. Zbulohet kontrata dhe detajet e tjera

GS 28/05/2026 1 Min. Lesezeit

Max Allegri nuk ka humbur shumë kohë pas shkarkimit nga Milan, pasi dështoi të kualifikohej në Champions League dhe ka gjetur ekipin e ri. Allegri do të jetë trajneri i ri i Napolit, duke pasuar Antonio Conte-n, i cili u largua me vullnet të lirë, edhe pse kishte një vit tjetër kontratë.

Sipas Gianluca Di Marzio, negociatat u përshpejtuan ndjeshëm gjatë 24 orëve të fundit, mes presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis dhe ish-trajnerit të Juventusit dhe Milanit.

Megjithatë, mbetet një pengesë e fundit përpara se emërimi të mund të shpallet zyrtarisht. Allegri duhet së pari të zgjidhë situatën e tij ekzistuese kontraktuale me Milanin.

Sapo të përfundojë ky proces, Allegri pritet të nënshkruajë kontratën që do ta bëjë atë zyrtarisht trajnerin e ri të Napolit. Allegri do të firmosë për dy vite me napolitanët, me mundësinë për të rinovouar edhe për një vit tjetër.

Teilen: