Pas Lewis Hamilton, edhe Max Verstappen ka “djegur” makinat që do të garojnë në Botërorin e Formula 1 2026, të modifikuara në motor, telaio dhe aerodinamikë nga rregullorja e re.
Në fund të ditës së dytë të testeve zyrtare të Bahrejnit, piloti holandez e krahasoi makinën e tij Red Bull me “një Formula E (elektrike) me steroide. Por rregullorja është e njëjtë për të gjithë dhe duhet të përshtatemi”.
Verstappen i mbylli testet me një kohë që e renditi në vend të 17-të. “Nuk është shumë argëtuese të drejtosh këtë makinë”, – ka shtuar piloti, duke folur për RB22, motori i së cilës është projektuar nga Red Bull Racing në Milton Keynes, në Angli.
“Nuk është Formula 1. Ndoshta do të ishte më mirë të garosh në Formula E. Sepse aty është e gjitha një çështje energjie, efiçence dhe administrimi. Prandaj po, në terma drejtimi, nuk është argëtuese”, – ka theksuar kampioni i botës.