Kampioni i botës në Formula 1, Max Verstappen është kthyer te fitorja. Piloti holandez i Red Bull dominoi në pistën e Monza në Itali, duke lënë pas McLaren e Lando Norris dhe Oscar Piastri. Verstappen vendosi gjithashtu edhe xhiron më të shpejtë në pistë.