Friday, 10. April 2026
Sport

Max Verstappen tregon forcën edhe në Kinë, holandezi i Red Bull fiton Çmimin e Madh të Shangait

GS 21/04/2024 1 Min. Lesezeit

Duket se edhe ky sezon në Formula 1 është i destinuar për kampionin e botës në fuqi, Max Verstappen.

Pas pole position të siguruar në provat zyrtare, piloti holandez i Red Bull dominoi Çmimin e Madhe të Shangait në Kinë, duke regjistruar fitoren e katërt këtë sezon.

Edhe pse pati ndërhyrje të makinës së sigurisë, për shkak të disa aksidenteve në pistë, Verstappen nuk e vuri në diskutim fitoren, pasi udhëhoqi nga xhiroja e parë.

Podiumin e plotësi Lando Norris i Mclaren dhe piloti tjetër i Red Bull, Sergio Perez. Vetëm vendi i katër për monegaskun e Ferratit, Charles Leclerc, ndërsa piloti tjetëri i “kokëkuqes”, Carlos Sainz u rendit i pesti.

Një tjetër javë për t’u harruar për Mercedes. George Russell dhe Lewis Hamilton u renditën repsektivisht në vendin e gjashtë dhe të nëntë./abcnews.al 

Teilen: