Monday, 18. May 2026
Sport

Max Verstappen triumfon në Japoni

GS 06/04/2025 1 Min. Lesezeit

Piloti i skuderisë Red Bull, holandezi Max Verstappen ka fituar garën në shtegun “Suzuka” për Çmimin e Madh të Japonisë për të shijuar fitoren e tij të parë këtë sezon në Formula 1.

Pasi siguroi “pole-position” në kualifikimet e së shtunës, Verstappen që është kampion në fuqi i F1, ruajti epërsinë e krijuar gjatë kualifikimeve dhe të dielën e fitoi garën në mënyrë rutinore.

Verstappen që mbylli garën me kohë 1:22:06.983, la pas vetes dyshen e McLarenit, Lando Norris e Oscar Piastri, që gjithashtu përfunduan në podiumin e Japonisë.

Në pozitën e katërt dhe të pestë, përfundoi dyshja e Mercedesit, George Russel dhe Kimi Antonelli kurse Lewis Hamiltoni me Ferrarin e tij, përfundoi në pozitën e shtatë.

Pas katër garave të mbajtura këtë sezon në Formula 1, në renditjen e përgjithshme prinë Lando Norris me 62 pikë të mbledhura, një më shumë se Max Verstappen kurse i treti është Oscar Piastri me 49 pikë.

Gara e ardhshme do të mbahen  fundjavën tjetër në Bahrejn.

Teilen: