Thursday, 9. April 2026
Sport

Mazrekaj largohet nga skuadra shqiptare

GS 06/06/2023 1 Min. Lesezeit

Futbollisti i mirënjohur, Mentor Mazrekaj, ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Laçit.

Ai përmes një postimi në. facebook ka bërë të ditur largimin nga klubi shqiptar.

“Nga sot nuk jam më pjesë e KF Laçi.

Falënderime të veçanta për Presidentin Pashk Laska dhe Prof. Shpëtim Duro që mundësuan rikthimin tim në futbollin aktiv.

Kanë qenë 3 vite të mrekullueshme me rezultate historike si Kampionatin Shqiptare ashtu dhe në arenën ndërkombëtare me kalimin e shumë tureve.

Falënderime për të gjithë tifozët që na përkrahën  pavarësisht rezultateve”, ka bërë të ditur Mazrekaj.

Teilen: