• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mazzola: Unë dhe Inzaghi i treguam njëri – tjetrit disa sekrete

13/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pasi ka vizituar zikaltrit në “Appiano Gentile”, ish-sulmuesi Sandro Mazzola ka dhënë një intervistë. Në të ka komentuar takimin me lojtarët e Interit dhe mbi të gjitha diskutimet “kokë më kokë” që ka bërë me Simone Inzaghi.

“Unë dhe Inzaghi i treguam njëri-tjetrit disa sekrete. Me kë kalova më shumë kohë? Me Inzaghin, por të gjithë më bënë të ndihesha si në shtëpinë time”, – ka bërë shaka ish-lojtari i zikaltërve.

Për mundësinë gjithnjë e më reale për ta fituar titullin në derbin kundër Milanit, Mazzola u përpoq ta fshihte emocionin: “Do t’ju lutem të mos m’i bëni këto pyetje (qesh).

Ta siguronim titullin kundër Milanit do të ishte e mrekullueshme.

Në përgjithësi, unë iu bëj urimet më të mira të gjitha skuadrave. Le të mos themi se zikaltrit luajtën një kampionat të jashtëzakonshëm, edhe nëse kjo është e vërtetë.

Nëse titulli zyrtarizohet në derbi, duket se gjithçka ndryshon, por jo shumë. Rëndësi ka që Interi ta qepë yllin e dytë në fanellë kurdo që kjo të jetë e mundur”.

Next Post

Ranieri kujton eksperiencën te Interi: Thiago Motta më prishi gjithçka

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.