Bisedimet për rinovimin e Lautaro Martinezit me Interin do të fillojnë brenda vitit. Siç raportohet nga “La Gazzetta dello Sport”, projekti i Interit është të rinovojë kontratën e tij deri në vitin 2028, ndërsa kontrata aktuale e sulmuesit argjentinas skadon në vitin 2026.
Sigurisht që nuk ka nxitim, pasi klubi duhet të diskutojë fillimisht rinovimet e Mikhitarianit, Dimarkos dhe Dumfrisit, të cilat kanë afate më të afërta, por ekziston edhe dëshira për të blinduar kapitenin, që e ka dërguar tashmë mesazhin e tij kur pas ndeshjes me Real Sociedadin tregoi se tashmë po mendon për të ardhmen: “Rinovimi është një temë që më intereson”.
Sigurisht që në gjithë negociatat përveç kohëzgjatjes do të diskutohet edhe rroga e 26-vjeçarit, që aktualisht përfiton 6 milionë euro dhe pritet të shkojë në 7.5 milionë.
PANORAMASPORT.AL