Wednesday, 22. April 2026
Sport

Mbape afron zyrtarizmin në Madrid: Gati për aventurën e re

GS 18/05/2024 2 Min. Lesezeit

“Kam nevojë për një sfidë të re pas shtatë vitesh”. Kjo është përmbledhja më e drejtpërdrejtë e mundshme për lamtumirën e Kilië Mbapesë me PSG-në. Sulmuesi francez shkroi në rrjetet sociale për të konfirmuar atë që ishte një sekret i hapur.

mbape

Dhe në Madrid kanë nisur përgatitjet për të gjetur datën e duhur për prezantimin e francezit. Natytisht që mungon detaji i fundit, ai më i rëndësishmi, zyrtarizmi i kapitenit të Francës në Madrid përmes firmës. Por s’ka mëdyshje se ekipi i ardhshëm i Mbapesë do të jetë Reali. Klubi spanjoll po përgatitet për festën e madhe, që e mban pezull prej më shumë se tri vitesh.

Kjo nisur dhe nga deklaratat më të fundit të Mbapesë, i cili shpreson që zyrtarizimi i tij në Madrid të vijë para se Franca të nisë rrugëtimin në “Euro 2024”. “Kampionati Europian është përparësia ime, por shpresoj që deri atëherë të jetë zgjidhur gjithçka”, shtoi Mbape. Ndërkaq, duke folur sërish për mediat franceze, Mbape ka saktësuar se është shumë i emocionuar për aventurën e re që e pret, ndonëse ka refuzuar të saktësojë se klubi i tij i ardhshëm do të jetë Reali i Madridit.

“Do të më mungojnë shumë gjëra nga Franca, ushqimi veçanërisht. Por nga ana tjetër do të mësoj gjëra të reja. Tani s’jam më fëmijë. Mendoj se nga Parisi largohem me kokën lart, por dhe me keqardhjen për mosfitimin e Ligës së Kampioneve. Gjithsesi, tani unë jam gati për të nisur një aventurë të re, që shpresoj të jetë gjithashtu e suksesshme”, deklaroi Mbape.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: