• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, August 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mbape drejt shërimit, por në Francë janë skeptikë / Alarmi te “Gjelat”, mediat: Kombëtare e padukshme

12/06/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Optimizëm në rritje për sa i përket tablosë klinike të Kilië Mbapesë. Kundër Kanadasë, sulmuesi ishte shfaqur me probleme fizike. Shkak ishte një hematomë në gju që e detyroi yllin e ri të Realit që të luante vetëm pak minuta në miqësoren me kanadezët. Sidoqoftë, ai duket i rikuperuar.

mbape

Të paktën nga imazhet që filtrojnë prej qendrës së grumbullimit të “Gjelave” në Paderborn të Gjermanisë. 25- vjeçari është stërvitur normalisht dhe pa problem raportojnë mediat e pranishme, teksa theksojnë se prania e Mbapesë kundër Austrisë të hënën nuk është në dyshim.

SKEPTICIZËM – “E padukshme”. “Pa imagjinatë dhe pa forcë”. Në Francë janë të alarmuar pas barazimit 0- 0 së përfaqësues së tyre në miqësoren kundër Kanadasë, e cila është pasuar nga një qëndrim i butë në stërvitje siç raportojnë mediat të shumta. Një skepticizëm që rrallë herë është hasur rreth nënkampionëve të botës, për të mos thënë që në çdo turne në dekadat e fundit, skuadra ka pasur gjithmonë mbështetjen e popullit dhe atë mediatike. E teksa Mbape shihet si i përkëdheluri nga tifozëria, gazetat kryesore, me “L’Equipe” në krye, hedhin poshtë paraqitjen e skuadrës së Deshamps. “Ishin si mbi gjemba, pa imagjinatë dhe të përgjumur. Nuk i përmbushën pritshmëritë”, është komenti i të përditshmes kryesore sportive transalpine. “Një ekip i trishtuar i mbajtur nën kontroll nga Kanadaja në ndeshjen e tyre të fundit para Kampionatit Europian, Franca pranoi një barazim pa shije kundër amerikanëve të Veriut në Bordo. Ata s’patën një ndeshje bindëse shtatë ditë pas debutimit të tyre kundër Austrisë më 17 qershor dhe në këto ditë stërvitje nuk filtron asnjë lloj optimizmi nga brenda grupit”.

ANKESA TJETËR – Ndërkohë, mediat po sulmojnë vazhdimisht edhe Didie Deshampsin për vëmendjen ndaj Mbapesë. E qartë që bëhet fjalë për futbollistin më të rëndësishëm të grupit transalpin dhe një mes më të mirëve në botë, por sipas “L’Equipe” kjo ka prishur frymën e grupit që nuk duket aq i bashkuar sa në turnetë e tjera si botërori i vitit të kaluar apo Europiani. Në këtë situatë, termi “favorit” duket sikur u rri ngushtë francezëve, që gjithsesi me çdo element të ekipit nuk kanë ngurruar të shprehin hapur synimin e tyre për të ngritur trofeun nën qiellin gjerman.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Kurti pret në takim KF Ballkanin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.