Kilian Mbape nuk e ka fshehur kurrë se ka qenë një tifoz i Milanit kur ka qenë i vogël, Dhe këtë e ka përsëritur sot edhe para kamerave të “Sky” teksa merrte pjesë në “European Globe Soccer Awards”.
Ai ka bërë të ditur se nuk mund të thuash kurrë me siguri se çfarë e pret në të ardhmen, por pëlqimi i tij për skuadrat në Itali ishte dukshëm për kuqezinjtë.
“Unë në Itali? Nuk i dihet kurrë se çfarë mund të ndodhë. Kur isha fëmija, isha një tifoz i Milanit dhe e kam thënë gjithmonë që nëse një ditë do të shkoja në Itali, do të ishte për të luajtur te Milani.
Nuk e di se çfarë mund të ndodhë, por unë shihja gjithmonë të gjitha ndeshjet e Milanit, jam një tifoz i madh që kur jam fëmijë. E shihja Serinë A dhe është me të vërtetë një kampionat i bukur i cili përmirësohet vit pas viti dhe do të ketë shumë skuadra në Ligën e Kampioneve”, tha Mbape.
PANORAMASPORT.AL