E ardhmja e Kilië Mbapesë po pro vokon një numër të madh opinionesh dhe një nga të fundit ka qenë ajo e ishmbrojtësit të Barcelonës, Xherard Pike. Ish-mbrojtësi ishte i ftuar në programin “After Kings” kur moderatori Ibai Janos përmendi emrin e Mbapesë dhe i kujtoi Pikesë ndeshjen kundër francezit në një përballje në Champions League në “Camp Nou” me Barcelonën.
Ibai Janos e pyeti Pikenë nëse ai mendon se Mbape do të luajë për Madridin dhe presidenti i “Kings League” nuk e ka mohuar faktin se sulmuesi i kombëtares francvze do të veshë fanellën e Realit herët a vonë. “Unë mendoj se shumë mundësi që ai të luajë për Realin e Madridit”.
Por nga ana tjetër Pike ka saktësuar se Mbape për momentin duket sikur po luan me dy porta dhe kjo gjë nuk i ka pëlqyer shumë Realit të Madridit. Por nga ana tjetër Pike, një armik i betuar i Realit të Madridit, mendon se klubi i bardhë nuk po tregohet shumë i zgjuar në këtë histori me lojtarin.
“E kuptoj se në Madrid janë të fiksuar me Mbapenë. Por fokusi i tyre mendoj se nuk është shumë i qartë. mendoj se në këtë rast është Mbape që po luan sërish me Realin”, ka deklaruar ish-mbrojtësi i Barcelonës.
SHUMA E KËRKUAR – Pavarësisht deklaratave telenovela “Mbape” duket se po hyn në fazën e fundit. Me kujdesin që kërkon operacioni, duke ditur precedentët e verës së kaluar, Reali është më afër se kurrë për të shpallur nënshkrimin më të pritur në historinë e tij.
Edhe në Paris duket se e kanë pranuar fatin, por nuk dëshiron ta humbasë falas lojtarin. për këtë arsye klubi francez ka vendosur çmimin përfundimtar për largimin e tij.
Sipas gazetës “Marca”, skuadra franceze tashmë i ka bërë të ditur Realit të Madridit se do të duhet të paguajnë 250 milionë euro nëse duan që Kilië Mbape të mbajë fanellën e bardhë duke nisur nga ky sezon.
Një çmim që tejkalon atë që ka planifikuar Florentino dhe që drejtuesit e bardhë përpiqen ta ulin. Por kjo ulje që nuk do të bjerë kurrë nën 225 milionë euro, sepse Al-Khelaifi dëshiron që shitja të regjistrohet si më e larta në histori, duke kaluar atë të Nejmar me 222 milionë euro.
Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI – PANORAMASPORT.AL