• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mbape-Luis Enrike nuk kursehen më, “lufta e ftohtë” te PSG fillon të behet publike

18/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Situata te PSG në fund të këtij viti nuk është ndër më të mirat dhe aspak e qetës, siç pretendohej të ishte pasi u larguan emra si Mesi e Nejmar të cilët akuzoheshin se krijonin shpërqendrim brenda në grupin e futbollistëve. Problemi tashmë është Kilian Mbape dhe raporti i tij me trajnerin Luis Enrike, që nuk është ndër më të mirët, përkundrazi.

sadsadsadsadsad

“Lufta e ftohtë” ka nisur prej kohësh, por pas ndeshjes kundër Borusia Dortmund u bë publike, Në atë sfidë, Luis Enrike i kërkoi ekipit të ulte rimtin për të ruajtur barazimin pasi kishte frike se mos pësonte gol e eliminohej nga Liga e Kampioneve. Nga ana tjetër, Mbape u inatos pasi kërkonte që skuadra të shënonte një tjetër gol e të merrte vendin e parë në grup.

“Një nga vendimet më të mira të karrierës time”, tha Luis Enrike pas ndeshjes, duke bërë të qartë se pretendimet e Mbape ishin të kota. Dy ditë më vonë, në ndeshjen ndaj Lilës, Mbape shënoi dhe nuk festoi, i pakënaqur me pozicionin që i kishin dhënë në fushë shpeshherë gjatë sfidës.

“Mbape luan ku vendos ai”, tha Luis Enrike pas asaj sfide, duke shtuar se “nuk kishte fuqi mbi të”. Një mesazh i qartë se francezi ishte ai që kishte problemin me trajnerin dhe jo e kundërta, pasi tekniku i kishte dhënë liri të plotë. Një situatë që ka ndezur edhe më shumë aludimet se në fund të këtij sezoni, vetëm një prej tyre mund të vazhdojë në radhët e parisienëve, sido që të vazhdojë rrugëtimi i skuadrës në Ligën e Kampioneve që është objektivi primar.

PANROAMASPORT.AL

Next Post

Fabinho nuk është pishman që është transferuar në Arabinë Saudite

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.