Në rast se Faiza Lamari ia arrin qëllimit në negociatat komplekse që ka zhvilluar këtë javë me drejtuesit e PSG-së, rasti i saj do të studiohet si model suksesi në shkollat e biznesit. Ajo që mamaja e Mbapesë po diskuton në Paris me presidentin Al-Khelaifi nuk është diçka aq e thjeshtë: si të bindë klubin francez që të vendosë një çmim për transferimin e djalit të saj këtë verë?
Bëhet fjalë se edhe ata duhet të heqin dorë nga një pjesë e atyre parave në mënyrë që operacioni të mos jetë në kundërshtim me interesat e Kiliësë, në mënyrë që ai të pranojë të largohet drejt Realit këtë verë. Në Katar janë të indinjuar dhe sigurisht me arsye.
150 MLN DERI NË 2024-ËN – Situata është e tensionuar. Faiza dhe avokatët e Mbapesë kanë nisur negociatat duke bërë të qartë pozicionin e tyre: sulmuesi nuk do të ushtrojë klauzolën e rinovimit për një sezon të tretë dhe është i vendosur të përfundojë sezonin e dytë që ka firmosur me PSG-në, duke arkëtuar kështu 60 milionë eurot neto në vit, plus 90 milionët e bonusit të besnikërisë që ranë dakord në maj të vitit të kaluar. Me këto 150 milionë në xhep, plani i tij përfshin transferimin te Reali që nga 1 janari dhe negocimin e një bonusi transferimi që do të ishte rreth 100-125 milionë euro si bonus për ardhjen me parametër zero në “Bernabeu”.
Te PSG-ja ndihen të mashtruar. Prej ditësh ata janë tërbuar se nëse nuk mund ta bindin yllin e tyre të rinovojë, do ta shesin atë. Por nuk është aq e lehtë. Që të ketë një transferim, të tria palët duhet ta pranojnë atë dhe pikërisht këtu Mbape vendos kushtet e tij për të pranuar transferimin. Nëse ti heq dorë nga 150 milionët që i ke të garantuara me kontratë deri më 1 qershor 2024 dhe Reali apo ndonjë klub tjetër ku shkoni të duhet të paguajë një tarifë të lartë transferimi, ai klub gjithashtu nuk do të ofronte një bonus transferimi për lojtarin. Dhe as Mbape dhe as Lamari nuk do të humbasin shuma të tilla parash. Logjike.
Pra, nëse PSG dëshiron ta transferojë atë për kursyer pagën e tij dhe bonusin, ata nuk do të kenë zgjidhje tjetër veçse të dorëzohen dhe të dëgjojnë interesin e lojtarit. Një opsion është të ulet ndjeshëm kjo shifër transferimi, për të kompensuar Mbapenë për mungesën e bonusit. Media të ndryshme raportojnë se PSG kishte menduar të kërkonte 200 milionë. Por në këtë rast Mbape nuk do të preferojë të largohet dhe të qëndrojë deri në fund të kontratës. Në të njëjtën kohë, nëna e lojtarit tashmë e di se kushtet që Reali i ofron atij janë të njëjtat që negociuan dy vjet më parë: mes 25-30 milionë në vit, por 125 milionë që Madridi ishte i gatshëm t’i paguante për kartonin do t’ia jepte vetëm duke mbërritur falas.
Zgjidhja për këtë kaos nuk është e lehtë. Nga njëra anë, një negociatore e pamëshirshme si Faiza Lamari, një avokate kalibri, e cila është e vetëdijshme se ka letrat më të mira në këtë lojë pokeri dhe nuk nxiton t’i luajë ato. Përballë, emiri i Katarit, Al-Tani, i nervozuar, sepse ndihet i mashtruar nga një futbollist që i dha çelësat e klubit në rinovimin e vitit të kaluar. Ekziston edhe një mundësi tjetër: që ky episod të përfundojë me një rinovim të ri të Mbapesë me PSG-në. Tani për tani duket çmenduri sigurisht.
ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL