Në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të internetit, Real Madrid shprehu solidaritetin e tij me Kylian Mbappé pas komenteve të senatores paraguaijane, Celeste Amarilla.
“Real Madrid C.F. dëshiron të shprehë kundërshtimin e saj më të fortë për deklaratat e mjerueshme raciste dhe ksenofobike të bëra nga senatorja paraguaijan”, thuhet në deklaratën e Blancos. “Klubi ynë dënon me forcë këto deklarata, të padenja për një përfaqësues politik, dhe shpreh mbështetjen e plotë për futbollistin tonë Kylian Mbappé, i cili është një model për miliona njerëz, veçanërisht fëmijë në të gjithë botën”.
Klubi përfundon: “Një sjellje e tillë nuk duhet të ketë vend në shoqëri. Futbolli dhe sporti janë vende barazie dhe solidariteti, dhe Real Madrid do të vazhdojë të punojë për të zhdukur racizmin, ksenofobinë dhe dhunën përgjithmonë”.