Wednesday, 18. February 2026
Futboll

Mbappé bën “avokatin e Vinicius, ia thotë në sy Prestiannit: Je një racist i ndyrë…

GS 18/02/2026 1 Min. Lesezeit

Akuza shumë të forta nga Kylian Mbappé ndaj Prestiannit. Sulmuesi francez, që ndodhej pranë episodit mes lojtarit argjentinas dhe Vinicius, reagoi ashpër: “Je një racist i ndyrë! Je një racist i ndyrë!” Duke e përsëritur disa here këtë, ai u kap nga kamerat e “Movistar+” në stadiumin “Da Luz”.

Arbitri aktivizoi protokollin kundër racizmit, ndërsa Vinicius u ul në stol duke refuzuar të rikthehej menjëherë në fushë. Sipas Aurélien Tchouaméni: “Nuk mund të ndodhë kjo. Vini na tha se djali e quajti ‘majmun’. Ai pretendon se nuk kishte thënë asgjë. Vini kërkoi të vazhdonim lojën”.

Mbappé shtoi: “Duhet të japim shembull për fëmijët që na shohin. Ka gjëra që nuk mund t’i pranojmë. Nuk kam asgjë kundër Benfica apo trajnerit të saj, por një lojtar në kompeticionin më të madh europian nuk mund të sillet kështu. Ky është një rast i rëndë dhe shpresoj që UEFA të veprojë”.

Teilen: