Wednesday, 18. February 2026
Futboll

Mbappe bën kërkesën e çuditshme për Gianluca Prestianni, për ndeshjen e kthimit në “Bernabeu”

GS 18/02/2026 1 Min. Lesezeit

Vazhdon ende jehona e situatës së shëmtuar që ndodhi mbrëmë në “Estádio da Luz”, ku Real Madrid fitoi 0-1 ndaj Benfica, falë golit të Vinicius Junior. Por vëmendjen më të madhe e mori padyshim situata mes Vinicius Junior dhe Gianluca Prestianni, ku braziliani e akuzoi se kundërshtari e quajti “majmun”.

Pothuajse i gjithë ekipi i Realit i ka dalë në mbrojtje shokut të skuadrës. Njëri prej tyre që ka reaguar më fort është Kylian Mbappe. Në një reagim për “TNT Sports”, Mbappe ka kërkuar që Prestianni të mos luajë ndeshjen e kthimit pas një jave në “Bernabeu”.

“Prestianni nuk duhet të vijë në “Bernabeu”. Ai nuk e meriton të luajë në stadiumin më të mirë në botë”, tha Mbappe.

Teilen: