Kylian Mbappé po kalon një periudhë të vështirë te Real Madridi, pasi pësoi një tjetër dëmtim në gju, me kohë rikuperimi ende të paqartë. Aktualisht, numri 10 i merenguesve është në Paris për të avancuar rikuperimin fizik.
Megjithatë, nuk është vetëm, pasi është fotografuar me një nga aktoret më të njohura spanjolle të momentit, Ester Expósito. Llogaria @AQABABE publikoi imazhe ku shfaqen të afruar. Fotot nuk janë shumë të qarta, por duket qartë se janë ata.
Sipas llogarisë, nuk është një romancë njëditore. Ata ishin bashkë edhe më 25 shkurt në Madrid, u panë në hotel “Pullman” duke shkëmbyer puthje gjatë gjithë natës. Gjithashtu janë parë në një restorant me pamje nga “Torre Eiffel”, ku aktorja postoi momente në rrjetet sociale, pa shfaqur fytyrën e shokut në krah.

Expósito ishte në Paris për “Le Grand Dîner du Louvre”, një darkë ekskluzive me mbi 300 të ftuar ndërkombëtarë gjatë javës së modës. Në këtë rast, ajo nuk humbi rastin për t’u takuar me numrin 10 të Real Madridit.
As Mbappé, as aktorja nuk e kanë konfirmuar publikisht lidhjen, por fotot tregojnë se janë bashkë. Java e Real Madridit ka qenë e vështirë, sepse humbi ndaj Getafe në “Santiago Bernabéu”, ndërsa Mbappé ishte në darkë në Paris me Achraf Hakimi dhe shokë të tjerë të Francës, sipas “L’Equipe”.
Tifozët madrilenë nuk e mirëpritën faktin që 10-shi i tyre po e shijonte rikuperimin me Expósito, një shpërqendrim që mund të ndikojë në performancën e tij në pjesën vendimtare të sezonit. Një gol i Valverde shpëtoi situatën në Balaídos dhe për momentin skuadra e Arbeloa mbetet në lojë për titullin e La Liga-s.