• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mbappé dhe fiksimi i tij me Cristiano Ronaldon: Jam portugez!

10/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Fayza Lamari, nëna e Kylian Mbappé, ka zbuluar një episod të pazakontë nga fëmijëria e sulmuesit të Real Madridit, i cili tregon deri ku shkonte adhurimi i tij për Cristiano Ronaldon.

Në një intervistë për L’Équipe Magazine, Lamari rrëfeu se gjatë viteve të hershme, Mbappé e kishte aq shumë idhull CR7-në, saqë shpesh përsëriste para familjes: “Jam portugez! Jam portugez!”. Ky “identifikim” ishte pasojë e magjepsjes së tij me ‘yllin’ e futbollit botëror, i cili ishte frymëzimi kryesor i djaloshit francez.

Image

Fotot e famshme të Mbappé-së në dhomën e tij, ku shfaqet para posterave të Ronaldos, si dhe takimi i tyre kur Kyliani ishte ende adoleshent, janë dëshmi e kësaj lidhjeje të veçantë emocionale.

Nëna e tij kujton gjithashtu se i njëjti emocion u përsërit edhe kur Mbappé takoi Zinedine Zidane. “Kur e pa Zidane për herë të parë, më tha: Mami, ai preku xhupin tim, nuk do ta laj më kurrë. E di mirë çfarë do të thotë për një fëmijë të takojë idhullin e vet,” tha Lamari.

Mbappé, i cili sot është një prej futbollistëve më të mirë në botë, ka vazhduar shpesh të theksojë ndikimin që Ronaldo pati mbi karrierën dhe stilin e tij. Madje edhe prezantimi i tij te Real Madridi në ‘Bernabéu’, këtë verë, u frymëzua nga prezantimi legjendar i CR7 në vitin 2009, duke vulosur një lidhje simbolike mes dy epokave të futbollit.

Image

Next Post

Ndeshjet ndërkombëtare do të zhvillohen brenda një pushimi të vetëm nga 2026

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.