• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mbappe dhe PSG pranë “divorcit”, cilat klube mund të transferojnë francezin

13/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e djeshme lajmi që Mbappe i ka komunikuar klubit të PSG-së që nuk do të aktivizojë rinovimin automatik të tij edhe për një sezon tjetër siç e parashikon kontrata aktuale, ka bërë shumë zhurmë dhe tashmë duket si një betejë e rihapur mes dy palëve.

PSG ia bëri të qartë francezit që nëse ai nuk aktivizon rinovimin automatik deri më 1 gusht, atëherë ai do të jetë menjëherë në merkaton e verës, për të pritur oferta rreth tij, pasi normalisht klubi francez nuk mund të humbasë kurrësesi një lojtar si ai me parametra zero.

Nëse kjo gjë ndodh, pra nëse Mbappe del në merkato, padyshim që klubi i parë që do të futej në garë do të ishte pikërisht Real Madrid. “Los Blancos” kanë kohë që e kanë dashur në ekip francezin, sidomos verën e kaluar ishin shumë pranë transferimit të tij, por gjërat morën tjetër ujëra në çastet e fundit.

Megjithatë, nuk dihet nëse Real Madrid do ta tentonte transferimin e Mbappes, pasdi tashmë ata sapo kanë mbyllur një transferim të kushtueshëm, atë të Jude Bellingham nga Dortumund.

Një tjetër rrugë alternative mund të jetë Premier League, me Liverpool dhe Manchester United të cilët kanë qenë shumë të përfshirë në rastin e tij në vitet e mëparshme dhe do ta bënin këtë jgë përsëri. Ndoshta Liverpool jo, pasi ata janë të  fokusuar në radhë të parë në rikonstruksionimin e mesfushës. United mund ta bënte një tentativë, por gjithmonë nëse në krye të klubit do të vinte sheiku i cili po tenton të blejë klubin nga familja Glazers, dhe Mbappe mund të ishte goditja e tij e parë në merkato e cila do të mbahej mend shumë gjatë.

Nga ana tjetër, në sfond ndodhet edhe Chelsea me Manchester City.

Nëse PSG në fund vendos nmë vitrinë Mbappen, atëherë me siguri do të kërkojnë shumën më të lartë të mundshme, të paktën për të barazuar çmimin që e blenë në vitin 2018 nga Monaco, për 180 milionë euro./h.ll/abcnews.al

Next Post

“Nuk kam më shokë nga Rusia”, rrëfimi prekës i mbrojtësit të Arsenalit: Na sulmojnë natën, duhet të fshihemi me foshnjat

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.