• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mbappé do ta çojë PSG-në në gjykatë për 55 milionë euro

11/09/2024
in Futboll Bota
Share on FacebookShare on Twitter

As ndërhyrja e Ligue de Football Professionnel (LFP) nuk ishte e mjaftueshme për të rivendosur paqen mes Kylian Mbappé dhe Paris Saint-Germain. Në një deklaratë dërguar AFP (Agjencia France-Presse), përfaqësuesit e sulmuesit të Real Madridit njoftuan synimin e tyre për të refuzuar kërkesën për ndërmjetësim me klubin francez për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes financiare që ka përfshirë palët.

Më 8 gusht, ish-sulmuesi i PSG-së e çoi çështjen e pagave dhe shpërblimeve në gjykatë, duke kërkuar pagesën e 55 milionë eurove nga klubi i tij i vjetër. Mëngjesin e sotëm u organizua një takim mes avokatëve të Mbappe-s dhe atyre të PSG-së: komisioni ligjor duket se i ka bindur të dyja palët që t’i drejtohen ndërmjetësimit, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje pa shkuar më tej në planin ligjor.

Konflikti buron nga një kontratë e panënshkruar nga të dy palët në gusht 2023, kur Kylian Mbappé u përjashtua nga turneu veror. Në një letër të avokatit të tij, sulmuesi propozoi uljen e shumës së disa bonuseve, duke lejuar kështu klubin të kursente para, por marrëveshja nuk u nënshkrua kurrë.

Kështu, lojtari kërkon një bonus prej 30 milionë bruto (i ashtuquajturi “bonus besnikërie”, që duhet ta kishte marrë në shtator 2023), përveç pagave të prillit dhe majit 2024. Kapiteni i kombëtares franceze gjithashtu iu drejtua UEFA-s, e cila mund të ndalojë PSG-në të bëjë lëvizje të reja në dritaret e ardhshme të transferimeve.

Next Post

Van Der Vart: Sane si Mbape, do një shkelm në prapanicë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.