Tuesday, 22. September 2026
Sport

Mbappe do “Topin e Artë”: Çmimi është individual, askush nuk ka shënuar sa unë!

GS 22/09/2026 2 Min. Lesezeit

Në një intervistë për “RFI”, Kylian Mbappé, në garë për “Topin e Artë” edhe pse vjen nga një sezon pa trofe me Real Madrid dhe eliminimi i Francës në gjysmëfinale të Botërorit, ka vënë në dukje natyrën individuale të çmimit.

“Nuk do të jetë një skuadër në zarf, do të jetë një lojtar. Aftësia për t’u shprehur individualisht dhe për të shkëlqyer është ajo që impresionon njerëzit për një trofe, si ‘Topi i Artë’”, – ka deklaruar sulmuesi francez.

“Kam qenë golashënuesi më i mirë në të gjitha kompeticionet kryesore dhe mendoj se ky mund të jetë një vit i mirë për mua. Ndihem mirë për këtë”, – ka shtuar më tej Mbappe.

Sulmuesi e mbylli kampionatin spanjoll me 25 gola, Champions League me 15 gola dhe këtë verë, falë 10 golave në Kupën e Botës, u bë shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në historinë e Botërorëve (22 gola në 3 edicione).

Mbappe është në garë me francezin tjetër Ousmane Dembélé, që synon trofeun për herë të dytë radhazi. Kandidatët e tjerë janë Lionel Messi dhe spanjollët Lamine Yamal dhe Rodri.

Teilen: