Tuesday, 17. March 2026
Futboll

Mbappe e nis nga stoli. “Qytetarët” për përmbysjen e madhe. Chelsea nuk është dorëzuar, Arsenal duhet të bëjë detyrën. FORMACIONET ZYRTARE

GS 17/03/2026 2 Min. Lesezeit

Luhen sonte ndeshjet e kthimit për fazën e 1/16-ve në Champions League. Vëmendja kryesore do të jetë padyshim në “Etihad”, aty ku do të përballen Manchester City dhe Real Madrid. Spanjollët vijnë me një avantazh 3-0 nga ndeshja e parë në “Santiago Bernabeu”, por “Qytetarët” besojnë se mund të bëjnë përmbysjen e madhe. Kylian Mbappe gjendet në stol.

Jo më pak të rëndësishme janë edhe dy sfidat e tjera, që luhen në Londër. Në “Stamford Bridge”, Chelsea pret PSG-në. Ndeshja e parë ka përfunduar 5-2 për francezët. Në “Emirates”, Arsenal pret Leverkusen, ndeshja e parë është mbyllur 1-1.

Më poshtë po ju njohim me formaionet zyrtare të të tre sfidave:

Manchester City: Donnarumma; Nunes, Dias, Khusanov, Aït-Nouri; Rodri, Bernardo; Reijnders, Doku, Cherki; Haaland

Real Madrid: Courtois; Trent, Huijsen, Rudiger, Fran Garcia; Valverde, Tchouameni, Thiago; Brahim Diaz, Arda Guler, Vinicius Jr

Chelsea: Sanchez; Sarr, Hato, Chalobah, Cucurella; Andrey Santos, Caicedo; Palmer, Enzo, Neto; Joao Pedro

PSG: Safonov; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Mendes; Zaire-Emery, Vitinha, Neves; Barcola, Dembele, Kvaratskhelia

Arsenal: Raya; White, Saliba, Gabriel, Hincapie; Zubimendi, Rice, Eze; Saka, Trossard, Gyokeres

Bayer Leverkusen: Blaswich; Quansah, Andrich, Tapsoba; Poku, Palacios, Garcia, Grimaldo; Terrier, Maza; Kofane

Teilen: