• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, November 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mbappe e pranon Këpucën e Artë për sezonin 2024/25

31/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kylian Mbappé ka marrë nga MARCA, trofeun prestigjioz “Këpuca e Artë”, që e shpall golashënuesin më të mirë në ligat evropiane për sezonin 2024-25.

Edhe pse sezoni nuk ishte i mirë në aspektin kolektiv, francezi pati një fund të shkëlqyer të kampionatit, ku u ngjit në renditjen e golashënuesve të Evropës dhe përfundoi mbi Viktor Gyökeres dhe Mohamed Salah, duke u shpallur golashënuesi më i mirë në Evropë me 31 gola në La Liga.

Për ta arritur këtë shifër, Mbappé i realizoi golat në 2.915 minuta të luajtura në 34 ndeshje.

Me këtë arritje, sulmuesi i Real Madridit bëhet pasardhës i Harry Kane, fitues i trofeut në sezonin 2023-24, dhe i Erling Haaland, që e fitoi në 2022-23.

Njëkohësisht, Mbappé bëhet pasardhës i Cristiano Ronaldos si fituesi i fundit i “Këpucës së Artë” me fanellën e Real Madridit, të cilën portugezi e fitoi në sezonet 2014-15, 2013-14 (së bashku me Luis Suárez) dhe 2010-11.

Next Post

Kategoria e Parë në RTSH/ Laçi rikthen Sensoy-n në futbollin shqiptar

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.