Thursday, 8. October 2026
Sport

Mbappe i gatshëm për Villarrealin

GS 08/10/2026 1 Min. Lesezeit

Kylian Mbappe do t’i prijë sulmit të Real Madridit në ndeshjen kampionale kundër Villarrealit, këtë javë.

Mbappe ka tejkaluar lëndimin që e pësoi me Francën dhe tashmë është bashkuar me Real Madridin, ku po stërvitet normalisht me pjesën tjetër të ekipit.

Kishte dyshime nëse Mbappe do të mund të paraqitet ndaj Villarrealit pas lëndimit që e mori më datën 25 shtator, por ai tashmë është plotësisht i gatshëm dhe në dispozicion të trajnerit Jose Mourinho.

Ndeshja Real Madrid – Villarreal, luhet të shtunën mbrëma në stadiumin “Santiago Bernabeu” dhe i takon xhiros së tetë të kampionatit spanjoll.

Mbappe, aktualisht është golashënuesi kryesor i Realit, ku në 7 ndeshje kampionale ka realizuar po aq gola dhe ka dy asistime.

Teilen: