“El Clasico” i parë i këtij sezoni mes Barcelonës dhe Real Madridit është mbyllur 1-2 për “Los Blancos”. Sfida u zhbllokua në minutën e 41-të. Një aksion i shpejtë i madrilenëve dhe pas një kombinimi fantastik me Marc Cucurella, Yan Diomande fut një top në zonë, që nuk largohet në mënyrën e duhur nga Gerard Martin dhe pas përplasjes në këmbët e Kylian Mbape, përfundon në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Real Madridin.
Goli i barazimit në “Camp Nou” erdhi në minutën e 61-të, ku pas një goditjeje këndi të shpejtë dhe asistit të Pedri-t, ishte Raphinha që mposhti Andriy Lunin me goditjen e tij.
Në minutën e 63-të, Real Madrid provon të gjejë golin e avantazhit me Arda Guler, por goditja e turkut u ndal në mënyrë perfekte nga Joan Garcia. Në minutën e 66-të, Gerard Martin provon të shënojë me kokë, pas një krosimi nga këndi, por Lunin tregohet fantastik.
Në minutën e 88-të, kundërsulm i shpejtë i madrilenëve që gjejnë golin e dytë, sërish me Mbappe, këtë herë asist i Eduardo Camavinga.
Real Madrid fiton përfundimisht 1-2 dhe i shkakton humbjen e parë Barcelonës pas 9 fitoreve rresht në La Liga. Megjithatë, Barcelona kryeson renditjen me 27 pikë. Atletico Madrid në vend të dytë me 25 pikë dhe Real Madrid i treti me 24 pikë.