• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 2, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mbappe i pakënaqur me lojën e Real Madrid, çfarë u tha shokëve të tij të ngushtë francezi

08/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Që Kylian Mbappé nuk po kalon momentin e tij më të mirë, nuk vihet më në dyshim. Sulmuesi francez sapo është lënë jashtë skuadrës së Francës, pavarësisht faktit se, siç e pranoi Didier Deschamps, ai donte të ishte për dy ndeshjet e ardhshme të Francës në Ligën e Kombeve.

Por futbollisti është kthyer në qendër të kritikave edhe pas dy humbjeve të fundit të Real Madridit në Santiago Bernabeu. E para në ligë kundër Barcelonës dhe e fundit kundër Milanit në Champions League.

Dy ndeshje në të cilat francezi nuk është parë para portës dhe që ka nxitur kritika ndaj lojtarit, sidomos në Francë.

Shifra që pasqyrojnë pakënaqësinë e francezit me futbollin e bardhezinjve. Siç shkruajnë mediat spanjolle, Mbappe nuk është i kënaqur me futbollin që po luan ky Real Madrid. Për më tepër, ai nuk është aspak i kënaqur me sistemin taktik të Carlo Ancelottit. Kështu ka pranuar për miqtë e tij të ngushtë ish-lojtari i PSG-së. Ai është mësuar se si luajti në Paris, ku ishte pikë referimi dhe të gjithë luanin për të, diçka që nuk ndodh në Real Madrid.

Një pakënaqësi që po bëhet e dukshme në fushë me një version të panjohur të vetes dhe ku humbet mundësitë që deri më tani nuk ishte e zakonshme të humbiste. /vizionplus.tv

Next Post

Pedri zbulon stilin e ri të drejtimit të katalanasve: Me Flik s’ka gjoba, por nuk luan

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.