• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mbappe ka marrëveshje me Realin

08/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kylian Mbappe është duke i kaluar gjashtë muajt e fundit në fanellën e Paris Saint-Germainit.

Ylli francez nuk e ka ndërmend ta vazhdojë kontratën me parisienët dhe gjatë verës pritet të largohet nga “Parku i Princave” si lojtar i lirë pasi do t’i skadojë kontrata me klubin aktual.

Ndërkohë, mediat e huaja raportojnë se përfaqësuesi francez ka arritur tashmë marrëveshje me Real Madridin.

Më saktësisht, mediumi “Footmercato” raporton se nënkampioni i botës ka bërë marrëveshje me “Los Blancos” pak ditë më parë dhe me këtë rast do t’ju bashkohet atyre gjatë verës që vjen.

Nuk janë dhënë detaje të tjera rreth rrogës së lojtarit dhe të kohëzgjatjes së kontratës.

Por, duket se më në fund ish-futbollisti i Monacos do ta realizojë ëndrrën e tij fëmijërore për të luajtur në “Santiago Bernabeu”.

Ndërkohë, interesim për Mbappen ka shfaqur edhe Liverpooli, i cili e do atë në “Anfield Road” qe një kohë të gjatë.

Next Post

Lakers fitojnë derbin, LeBron James kthehet lider, Clippers dorëzohen 106-103

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.