Tuesday, 14. July 2026
Sport

Mbappe konfirmon largimin nga PSG-ja

GS 10/05/2024 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi Kylian Mbappe, ka konfirmuar të premten mbrëma se do të largohet nga Paris Saint-Germaini në fund të edicionit.

Mbappe ka shpërndarë një video emocionale në rrjetet sociale, përmes së cilës ka treguar se nuk do të firmosë vazhdimin e kontratës me parisienët. Kështu Mbappe u ka dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e tij me klubin.

Komunikata erdhi pas një periudhe me paqartësi lidhur me atë se a do të nënshkruajë 25-vjeçari vazhdimin e kontratën me klubin e Ligue 1.

Bazuar në thashetheme, Mbappe pritet në verë të transferohet te Real Madridi si lojtar i lirë.

Teilen: