Në pjesën e dytë të intervistës së tij me ‘La Gazzetta dello Sport’, ylli francez Kylian Mbappe tha se lojtarët e Juventusit dhe Interit duhet të kishin lënë fushën kur Romelu Lukaku u abuzua në mënyrë raciale në stadiumin ‘Allianz’ në prill.
Sulmuesi belg u vu në shënjestër nga një grup tifozësh të Juventusit më 4 prill në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë mes ‘Bianconerëve’ dhe Interit në Torino.
Më pak se një muaj pas incidentit, 171 tifozë u identifikuan dhe morën DASPO, një ndalim i përkohshëm nga stadiumet italiane, ndërsa Juventusi i ndaloi përgjithmonë shumë prej tyre.
Megjithatë, Mbappe beson se duhet bërë më shumë për të trajtuar racizmin në futboll, përcjellë lajmi.net.
“Ne futbollistët duhet të largohemi nga fusha dhe të kuptojmë se kemi fuqinë për të ndryshuar gjërat,” tha ai.
“PSG e bëri atë kundër Basaksehir në Ligën e Kampionëve në 2020 dhe ndeshja u rilua. Të ankohesh nuk mjafton më. Në vitin 2023 nuk mund të lejojmë më që një pakicë të prishë kënaqësinë e futbollit.
“Përveç parave dhe famës, ne luajmë për t’u dhënë tifozëve gëzim për të parë futboll. Nuk dëshiron më ta bësh nëse të trajtojnë si majmun.
Lukaku mori dy kartonë të verdhë gjatë lojës, i dyti pas një festimi goli që u pa si ‘mosrespekt’ ndaj Juventus Curva.
Megjithatë, presidenti i FIGC-së Gabriele Gravina e fali atë dhe e anuloi kartonin e dytë të verdhë plus dënimin me një ndeshje që rezultoi në ‘deklaratë kundër racizmit’./Lajmi.net/