Thursday, 14. May 2026
Futboll

Mbappé kundër së djathtës ekstreme franceze, shpërthejnë kritikat: “Momenti më i papërshtatshëm”

GS 14/05/2026 2 Min. Lesezeit

Deklaratat e Kylian Mbappé vazhdojnë të shkaktojnë debat në Francë. Në një intervistë për revistën amerikane “Vanity Fair”, kapiteni i kombëtares franceze shprehu shqetësimin për një fitore të mundshme të partisë së ekstremit të djathtë “Rassemblement National” në zgjedhjet presidenciale të vitit 2027.

“Është diçka që më prek nga afër, e di çfarë mund të ndodhë”, – deklaroi ai, duke mbrojtur të drejtën e sportistëve për ta shprehur opinionin e tyre. – Ne jemi qytetarë, kemi të drejtë të themi atë që mendojmë, si të gjithë të tjerët”.

Fjalët e tij ndanë opinionin publik dhe botën e futbollit. Ish-sulmuesi Christophe Dugarry kritikoi kohën e zgjedhur për këto deklarata: “Problemi nuk është që foli, por momenti. Kjo ndryshon gjithçka”. Sipas tij, kjo mund të krijojë tensione të panevojshme në kombëtare përpara një turneu të madh si Botërori.

Edhe Jérôme Rothen kërkoi më shumë kujdes, ndërsa Souleymane Diawara theksoi se politika dhe feja duhen trajtuar me kujdes nga figurat publike. Ministrja franceze e sportit, Marina Ferrari, deklaroi: “Sportistët janë qytetarë si gjithë të tjerët. Fjala e tyre është e lirë”.

 

Teilen: