Monday, 26. October 2026
Futboll

Mbappe: Luajtëm si burra, fitore e ekipit që na jep më shumë besim për të ardhmen

GS 26/10/2026 2 Min. Lesezeit

Kylian Mbappe realizoi dy gola në fitoren 2-1 të Real Madrid ndaj Barcelona në “El Clasico”, sukses që riktheu skuadrën madrilene në garën për titull në La Liga. Sulmuesi francez tha se kjo fitore përcjell një “mesazh të mirë” për skuadrën e tij.

Ky rezultat e vendos “los blancos” vetëm tri pikë larg klubit katalanas. “Në fund të fundit, të fitosh dhe të mbetesh në garën për titull është shumë e rëndësishme për ne. Por, duhet të vazhdojmë përpara,” tha Mbappé për mediat spanjolle.

“E dimë që ishte një ndeshje e madhe, por ajo vlen tri pikë, dhe na duhen shumë pikë për ta fituar kampionatin. Fitorja përcjell një mesazh të mirë, por nuk mund të mendojmë se sezoni ka përfunduar, sepse ende nuk është vendosur asgjë“, shtoi francezi.

Real Madrid ka regjistruar pesë fitore radhazi në të gjitha kompeticionet që nga ndërprerja për ndeshjet e kombëtareve. “Është një fitore e ekipit. Merita i takon ekipit dhe grupit, sepse e dinim që duhej të luanim si burra, por edhe si një skuadër e bashkuar,” tha Mbappé.

Më tej, ai tha: “Jemi përgatitur mirë në ndeshjet e fundit, pasi kemi fituar dhe kemi luajtur mirë. Hymë në këtë ndeshje me mentalitetin e duhur dhe ndaj Barçës në ‘Camp Nou’ dhamë gjithçka që kishim.”

“Nëse duam të kemi ndonjë shpresë për të arritur diçka këtë vit, duhet ta bëjmë si grup dhe si ekip, sepse cilësia ekziston. Duhet të veprojmë si ekip dhe si grup, sepse vetëm kështu do të arrijmë atë që duam”, deklaroi Kylian Mbappe.

“Të gjithë e dinë se më pëlqen të shënoj gola dhe ta ndihmoj ekipin në këtë mënyrë, por dje kjo ishte thjesht një detaj. Kjo fitore do t’i japë shumë vetëbesim grupit dhe do të ketë edhe shumë gola të tjerë, ndaj nuk është diçka aq e rëndësishme”, tha Mbappe.

Teilen: