Sunday, 25. October 2026
Sport

Mbappe me fat ndëshkon Barcelonën, Reali hesht “Camp Noun” në fund të pjesës së parë

GS 25/10/2026 1 Min. Lesezeit

Real Madridi ka kaluar në epërsi 0-1 ndaj Barcelonës në minutën e 41-të të El Clásicos, që po zhvillohet në “Camp Nou”.

Kylian Mbappe përfitoi nga një top i mbetur në zonën e rreptësisë dhe e dërgoi topin në rrjetë me një goditje pranë shtyllës së majtë, duke i dhënë epërsinë skuadrës madrilene.

Goli erdhi në mënyrë fatlume për sulmuesin francez, i cili reagoi shpejt për ta shfrytëzuar mundësinë dhe për ta ndëshkuar Barcelonën në fund të pjesës së parë.

Teilen: