• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

​Mbappe: Mezi pres të bashkohem me skuadrën e re

30/05/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kylian Mbappe tha se ai mezi po pret për t’u bashkuar me klubin e tij të ardhshëm, që besohet të jetë Real Madridi, por hezitoi të tregonte nëse do të mbështesë Los “Blancos” në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmundit.

Mbappe ka njoftuar tashmë se ai nuk do të rinovojë kontratën e tij me Paris Saint-Germain e cila skadon më 30 qershor, dhe megjithëse as ai dhe as Madridi nuk kanë konfirmuar se kanë arritur një marrëveshje, transferimi i tij i lirë në Spanjë besohet se është i përfunduar.

“Dua të jem i lumtur”, tha Mbappe, pasi fitoi çmimin “Lojtari më i mirë” në “Globe Soccer Awards Europe Edition”..

“Do të largohem nga vendi im për herë të parë. Do të jetë një përvojë e mrekullueshme dhe mezi pres të jem në klubin tim të ri. Dua të fitoj trofe… Kur flisni për futbollin, është për fitimin e trofeve, duke qenë me shokë të rinj të skuadrës”, shtoi ai.

“Tani, unë kam kontratën time me PSG-në… Të gjithë e dinë se së shpejti po përfundon dhe ne do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Madridi është sigurisht në prag për t’u kurorëzuar Mbreti i Evropës për herë të 15-të rekord me kusht që të mund ta mposhtë Borussia Dortmundin në finalen e Ligës së Kampionëve.

Pavarësisht se ka shumë të ngjarë të jetë i lidhur me Madridin, megjithatë, Mbappe këmbënguli se nuk do të bëjë tifo për ndonjërën skaudër.

“Jo – thjesht do ta shikoj finalen si ju”, tha ai duke buzëqeshur. “Kur e doni futbollin, shikoni çdo ndeshje. Unë shikoj çdo ndeshje kur mundem … në Francë, Angli, Spanjë, Gjermani, Itali. Çdo ligë. Pra, sigurisht, do të shikoj Ligën e Kampionëve,” përfundoi Mbappe.

Next Post

Atmosfera ishte elektrizuese në Athinë – kështu festuan 100 mijë grekë një trofe historik të Olympiacosit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.