• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, May 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mbappe mungon në konferencën për shtyp, Deschamps i drejtohet gazetarit: E di që do kishte pyetje vetëm për të dhe jo për ndeshjen

06/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

I madhi i pritur në prag të ndeshjes Francë-Irlandë, Kylian Mbappe , nuk foli në konferencën për shtyp pavarësisht se pritej nga gazetarët francezë. Për habinë e madhe të të pranishmëve, trajneri Didier Deschamps u shoqërua në konferencën para ndeshjes nga Antoine Griezmann, i cili zëvendësoi shokun e tij të skuadrës dhe sulmuesin e PSG-së si zëvendëskapiten i “Les Bleu”.

Dhe Deschamps shpjegoi personalisht arsyet e mungesës së Mbappe, duke iu përgjigjur një pyetjeje të drejtpërdrejtë nga një gazetari të pranishëm.

“Nuk ka asnjë detyrim që të ketë gjithmonë kapitenin të pranishëm. Në reflektimin që mund të bëj është interesi i kombëtares franceze. E di shumë mirë që je shumë i interesuar për Kylian. Nuk mendoj se do të kishte pasur shumë pyetje për ndeshjen kundër Irlandës nëse ai do të kishte qenë këtu. Vë interesin kolektiv në radhë të parë.

Shpresoj që të shkoi mirë me Antoine edhe nëse akoma arrin të bësh pyetje për Kylian. Kylian po bën shumë mirë, ka rifilluar me klubin e tij, duke i mbyllur ndeshjet. Ai është mirë fizikisht dhe moralisht, ai është atje me rolin e tij si kapiten”, përfundoi Deschamps./ h.ll/abcnews.al

 

Next Post

“U përmirësuan me Silvinjon”, trajneri I Çekisë bën thirrje për kujdes ndaj Shqipërisë: Nuk janë të dobët, dalin para dhe duan të shënojnë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.