Wednesday, 4. March 2026
Sport

Mbappe: Në Francë nuk mori respektin

GS 14/06/2023 1 Min. Lesezeit

I intervistuar nga “Gazzetta dello Sport”, Mbappe pasi sqaroi situatën për të ardhmen e tij, preku edhe çështjen e Messit te PSG.

“Potencialisht ne po flasim për lojtarin më të mirë në historinë e futbollit.

Kur dikush si Messi largohet, nuk është kurrë një lajm i mirë dhe nuk e kuptoj pse kaq shumë njerëz u lehtësuan nga lamtumira e tij.

Në Francë ai nuk mori respektin që ai gjithmonë ka merituar”, është shprehur francezi për Leo Messi.

Teilen: