Wednesday, 25. March 2026
Sport

Mbappe nuk diskutoi një zgjatje të kontratës me PSG, ai donte me çdo kusht të rikthehej sa më shpejt në fushë

GS 14/08/2023 1 Min. Lesezeit

Rikthimi i Kylian Mbappe në PSG nuk varej nga një zgjatje e kontratës.

L’Equipe shkruan se çështja e lidhjes së një kontrate të re nuk u ngrit fare gjatë bisedave të fundit të sulmuesit me drejtuesit e klubit, gjë që çoi në një përmirësim të marrëdhënies së tyre.

Thuhet se golashënuesi më i mirë në historinë e skuadrës ka dashur me çdo kusht të rikthehet në fushë sa më shpejt të jetë e mundur, por nuk ka dhënë një premtim për të mos u larguar falas në vitin 2024.

RMC Sport raporton se trajneri Luis Enrique do të mbështetet te Mbappe për të ardhmen e parashikueshme, me vetë lojtarin që do të vazhdojë të komunikojë rregullisht me presidentin Nasser Al-Khelaifi. Natyra e përgjithshme e bisedave të tyre të fundit vlerësohet si pozitive.

Sulmuesi pritet të përfshihet në skuadrën e PSG-së për ndeshjen kundër Toulouse më 19 gusht. /G.D abcnews.al/

Teilen: