• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, July 5, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mbappe nuk varet nga Championsi

12/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Këtë të mërkurë, PSG mund të eliminohet nga Champions League. Kualifikimi luhet në ndeshjen kundër Borussia Dortmundit. Nuk do të jetë e lehtë për francezët, pasi rivali i tyre duhet të paktën të barazojë për të qenë i pari në grup dhe pasur short komod në raundin tjetër.

Tingëllon ashpër, por PSG-ja e plotfuqishme mund të mbetet pa Champions League qysh në muajin dhjetor. Do të ishte një goditje e jashtëzakonshme për skuadrën e drejtuar nga Luis Enrique. Dhe këtu del në pah, si pothuajse gjithmonë, emri i Mbappe dhe e ardhmja e tij afatmesme.

Sipas informacioneve të publikuara nga “L’Equipe”, apriori e ardhmja në Paris e kapitenit të kombëtares franceze, që ka kontratë deri më 30 qershor, nuk do të lidhej me fatin e PSG-së në Champions League. Fakti që parizienët mund të zbresin në “Europa League” këtë të mërkurë nuk do të thotë se Mbappé do të largohet nga klubi i “Parc des Princes” në verë.

Një pozicion që Mbappé e ruajti tashmë sezonin e kaluar, kur PSG u eliminua nga Bayern Munich në raundin e dytë të Champions League. “Nëse do ta lidhja të ardhmen time me Ligën e Kampionëve dhe nuk do të respektoja klubin, do të kisha shkuar shumë larg. Jam këtu, jam shumë i lumtur dhe për momentin nuk mendoj për asgjë tjetër, përveçse duke e bërë të lumtur PSG-në”, – tha superylli francez.

Këtë verë ishte shumë e vështirë për Mbappe, pasi ishte larg stërvitjes me ekipin parizien për disa javë. Largimi është ende në mendjen e yllit të ri. Megjithatë, opsioni i rinovimit do të ishte gjithashtu në tryezë. Në këtë informacion, “L’Equipe” thekson që nëse ai pranon të vazhdojë kontratën, do të jetë për një periudhë të gjatë, jo për 2 vite si herën e kaluar.

Mbappé nuk e ka fshehur kurrë se objektivi i tij kryesor është fitimi i Champions League me PSG. Lidhja e tij me klubin parizien ka të bëjë me ekzistencën e një projekti të mirë dhe jo aq me rezultatet afatshkurtra.

Next Post

Caktohet Komisioni Koordinues i Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.