Kylian Mbappe ishte përsëri heroi i Paris Saint Germain, pasi shënoi dy herë në fitoren e kampionëve francez.
PSG fitoi me rezultat 3:1 Metz në kuadër të Ligës 1, shkruan lajmi.net.
Vendasit hapën rezultatin brenda katër minutave pas pjesës së parë, ndërsa Lee Kang-in asistoi për Vitinhan.
Mbappe po kalonte një mbrëmje zhgënjyese me disa goditje nga jashtë zonës që nuk arritën të gjenin kuadratin e portës.
Megjithatë, këto përpjekje nuk e penguan djalin e ditëlindjes që të provonte përsëri, dhe në minutën e 60-të ai prodhoi një goditje madhështore për golin e tij të 17-të në ligë të sezonit.
Derisa, golin e dytë e gjeti në minutën e 83-të.
Po ashtu, Ethan Mbappe bëri debutimin e tij profesional në moshën 16-vjeçare.
Nga ana tjetër Lille u mposht 2:1 nga Strasbourg.
Një autogol i Syllas hapi rezultatin, por dy gola të vendasve nga Leny Yoro dhe Junior Mwanga ia siguruan fitoren Strasbourgut.
Zhegrova luajti deri në minutën e 83-të, derisa u ndëshkua edhe me karton të verdh. /Lajmi.net/