Monday, 9. March 2026
Futboll

Mbappé po bën gjithçka të luajë ndaj Manchester City, vendimtare dy stërvitjet e ardhshme

GS 09/03/2026 1 Min. Lesezeit

Kylian Mbappé është kthyer në Madrid, por rikthimi i tij në fushë mbetet ende i paqartë. Sipas “Marca”, sulmuesi i “Los Blancos” do të marrë pjesë në dy stërvitje vendimtare para ndeshjes së parë të 1/8-ave të Champions League kundër Manchester City. Klubi nuk dëshiron të rrezikojë, edhe shqetësimi më i vogël në gju mund ta lërë jashtë ndeshjes. Ndërkohë, pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e kthimit, javën e ardhshme në “Etihad”.

Situata e francezit është delikate, pasi problemi në gju vazhdon që nga dhjetori. Ish-lojtari i PSG-së thuhet se është penduar që ka nxituar për t’u rikthyer në fushë, madje ka humbur besimin te stafi mjekësor i Realit për menaxhimin e dëmtimit. Udhëtimi i tij i fundit në Paris kishte si qëllim konsultën me një specialist francez.

Periudha është vendimtare për Mbappé. Përveç objektivave të Real Madridit këtë sezon, në horizont është edhe pjesëmarrja në Kupën e Botës. Rikuperimi i tij do të monitorohet ditë pas dite, me prioritet shmangien e çdo përkeqësimi.

Teilen: