• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

‘Mbappe po përballet me armikun numër një’, Valdano: Po bën diçka që s’e ka bërë më parë

04/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sulmues i Real Madridit nga 1984 në 1987, Jorge Valdano, ka qenë edhe trajneri i Los Blancos për dy vite (nga 1994 dhe 1996) dhe në intervistën e dhënë për Süddeutsche Zeitung ka analizuar situatën aktuale të klubit spanjoll.

Në lidhje me vështirësitë e para të Kylian Mbappe te Real Madrid: “Është një çështje përshtatjeje. Mbappe ka lënë për herë të parë vendin e tij, Francën, dhe kjo e ka nxjerrë automatikisht nga zona e tij e rehatisë. Kjo mund t’i ketë sjellë ankth dhe ankthi është armiku numër një i një futbollisti”.

Në lidhje me fatin e Carlo Ancelotti-t në drejtim të Real Madrid: “Nuk ka rëndësi si quhet trajneri i Real Madrid, është gjithmonë në një pozicion delikat dhe tri ndeshje larg krizës. Po flasim për trajnerin aktual fitues të kampionatit dhe të Champions League”.

Në lidhje me Xabi Alonso: “Xabi Alonso ka një avantazh të madh: nuk e lë merkaton ta detyrojë të bëjë asgjë. Pjesa më e madhe e njerëzve donin që të largohej, por ai qëndroi te Leverkusen.

“Zgjedh kohët e tij, gjë që tregon qartë personalitetin e tij. Megjithatë, duhet të them një gjë: kam ndjesinë se kudo që do të dojë të shkojë, dera do të jetë hapur për të në këtë moment”.

 

 

Next Post

Fenerbahçe fiton derbin e Stambollit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.