• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, July 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mbappe shpërndan orarin e ndeshjeve të PSG-së, s’pritet transferimi te Reali

30/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe, po shijon ditët e pushimit në Miami, në prag të një takimi të rëndësishëm që pritet të zhvillohet këtë të premte në Paris.

Nëna e Mbappes, pritet të takohet me pronarin e PSG-së, Nasser al Khelaifi, me të vetmin objektiv, zhbllokimin e situatës.

Pak ditë më parë u duk e sigurt se Kylian Mbappe po jetonte momentet e tij të fundit si futbollist i PSG- së pas letrës që i dërgoi klubit për të riafirmuar synimin e tij për të mos aktivizuar klauzolën që do t’i rinovonte automatikisht kontratën deri në vitin 2025 dhe reagimin e mëpasshëm të liderët që vendosen shitjen e lojtarit të tyre kryesor.

Por, situata ka ndërruar në orët e fundit, ku ekziston mundësia që ai të rinovojë një kontratë të re me kohëzgjatje 2-3 vjeçare, por me kushtin që ai mund të transferohet në vitin 2024.

Ndërsa Kylian Mbappe ka ndarë në rrjetet e tij sociale kalendarin e PSG-së për sezonin e ardhshëm , i cili doli këtë të enjte dhe që klubi e kishte publikuar më parë në mediat e tij zyrtare.

Një gjest që duket se tregon se futbollisti ka ndërmend të luajë në Paris sezonin e ardhshëm.

Next Post

Kaos në ndeshjen e futbollit, ndërhyrja e policisë evitoi përshkallëzimin masiv

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.