Kylian Mbappe është ‘përjashtuar’ nga Paris Saint Germain.
Sipas raportimit të ‘L’Equipe’, ylli francez është stërvitur mbrëmë me lojtarët e ‘përjashtuar’, transmeton lajmi.net.
Mbappe zhvilloi stërvitjen me lojtarët si Georginio Wijnaldum, Leandro Paredes, Julian Draxler, Abdou Diallo, Colin Dagba.
Siç raporton gazetari i njohur, Fabrizio Romano, francezi është në shitje, pasi nuk po pranon të zgjasë kontratën me Parisin.
Ai kishte një ultimatum, ose e nënshkruan kontratën e re ose do të shitet, pasi nuk duan të humbasin falas në vitin e ardhshëm kur i përfundon marrëveshja aktuale.
Mbetet të shihet se çfarë do ndodhë me 23 vjeçarin./Lajmi.net/