Wednesday, 23. September 2026
Futboll

Mbappé: Të luaj me Francën deri në 41 vjeç si Ronaldo? Nuk do të ma lejonin…

GS 23/09/2026 1 Min. Lesezeit

Në moshën 27-vjeçare, Kylian Mbappé mendon për të ardhmen, por nuk beson se do të ndjekë gjurmët e idhullit të tij, Cristiano Ronaldo. Në një intervistë për gazetën gjermane “BILD”, kapiteni i Francës foli për mundësinë që të luajë me “Les Bleus” deri në moshën 41-vjeçare, si ylli portugez.

Mbappé vlerësoi jetëgjatësinë e jashtëzakonshme sportive të sulmuesit të Al-Nassr, duke e cilësuar një rast të veçantë në futbollin modern. “Të jemi të sinqertë, duke marrë parasysh vendin për të cilin luaj, Franca nuk do të më lejonte kurrë të arrija deri në 41 vjeç me kombëtaren, – deklaroi ai me buzëqeshje.

– Cristiano tregon që, nëse je në maksimumin tënd fizikisht dhe mendërisht, mund të qëndrosh në këto nivele për një kohë shumë të gjatë. Në rastin tim, megjithatë, nuk besoj se do të jetë e mundur”.

Teilen: