• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mbappe thyen heshtjen, flet për të ardhmen

04/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe ka folur për të ardhmen e tij pas fitimit të Superkupës së Francës.

Ylli francez shënoi në fitoren (2-0) ndaj Toulouse dhe më vonë u pyet për të ardhmen e tij tashmë të ‘zhytur’ në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij në Paris.

“Nuk e kam marrë ende vendimin tim. Nuk kam bërë zgjedhje”, ka thënë fillimisht Mbappe për mediat.

“Me marrëveshjen që kam bërë me presidentin në verë, cilido qoftë vendimi im, ne arritëm të mbrojmë të gjitha palët, të ruajmë qetësinë e klubit për sfidat që vijnë, që është ajo që është e rëndësishme. Pjesa tjetër është dytësore”.

“Në vitin 2022 nuk e dija vendimin tim deri në maj. Nëse e di se çfarë dua të bëj, nuk duhet ta lë vendimin të zvarritet. Nuk do të kishte asnjë kuptim”.

“Askush nuk flet për situatën time brenda klubit. Nuk iu intereson shumë njerëzve”, përfundoi ylli francez.

Edhe shoku i tij i skuadrës, Ousmane Dembele foli për të.

“Ai u kthye shumë i motivuar, si gjithmonë. Ai është i uritur, ai e di që pjesa e dytë e sezonit është shumë e rëndësishme”, ka thënë Dembele. 

Next Post

“Juvja bën presion ndaj nesh dhe Milanit”, mesfushori i Interit: Duam yllin e dytë, jemi më të pjekur se vitin e kaluar

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.