• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mbappe tregon përse s’po e vazhdon kontratën me PSG-në

16/06/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Përse s’po e vazhdon kontratën me PSG-në? Përgjigjet Mbappe.

Kylian Mbappe është pyetur në konferencë për shtyp se përse po refuzon ta vazhdojë kontratën me Paris Saint-Germainin.

Kontrata aktuale e yllit francez do të skadojë në vitin 2024, por ai nuk ka pranuar ta vazhdojë atë për një vit tjetër, siç ishte parashikuar në marrëveshjen e bërë verën e kaluar, kur edhe e “tradhtoi” Real Madridin për t’i qëndruar besnik ekipit nga “Parku i Princave”.

Por, nënkampioni i botës është treguar i rezervuar dhe nuk ka dashur të japë shumë detaje rreth vendimit të tij, të cilin shumëkush e lidh me një transferim të tij të mundshëm në Real Madrid.

“Nuk besoj se duhet t’i shpjegoj askujt asgjë. Njerëzit mund të flasin dhe të kritikojnë, unë i pranoj të gjitha. Në jetë janë shumë gjëra që nuk i kuptojmë sepse nuk i kemi krejt faktet dhe informacionet në dispozicion. Unë e di se çka bëj”, deklaroi Mbappe, i cili mund të shitet nga sheikët arabë në verën e këtij viti.

Next Post

Zyrtare: Ballkani përforcohet me Bleart Tolajn, nënshkruan kontratë trevjeçare

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.