• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, September 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mbappe udhëheq Real Madridin, dy gola në fitoren ndaj Marseille

16/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Real Madridi e ka nisur me fitore edicionin e ri të Ligës së Kampionëve. Por Reali fitoi me shumë vështirësi kundër skuadrës franceze, Marseille, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Santiago Bernabeu” në Madrid. Ndeshja i takoi xhiros së parë të fazës së ligës së Championsit.

Vendimtar në fitoren e Realit ishte sulmuesi francez, Kylian Mbappe. Të dy golat e fitores të martën mbrëma i shënoi nga penalltia.

Në fakt, Reali ishte i pari që pësoi gol. Timothy Weah në minutën e 22-të shënoi golin e epërsisë për francezët. Por festa nuk zgjati shumë për Marseillen.

Në minutën e 28-të Kylian Mbappe shënoi golin e barazimit nga penalltia.

Madrilenët në minutën e 72-të mbetën me një lojtar më pak në fushë. Kapiteni Dani Carvajal u përjashtua me karton të kuq për shkak të sjelljeve josportive. Ai në minutën e 72-të u përjashtua pas goditjes me kokë të portierit të Marseillet. Gjyqtari mori vendimin pas rishikimit të situatës me VAR.

Ndonëse me një lojtar më pak në fushë, Reali shënoi sërish nëpërmjet Mbappes. Sulmuesi i Francës ishte i saktë nga penalltia në minutën e 81-të për t’ia siguruar Realit fitoren e vështirë 2:1.

Reali në xhiron e dytë luan ndaj Kairat Almatyt më 30 shtator, kurse Marseille e pret Ajaxin po ashtu më 30 shtator.

 

Next Post

VIDEO/ Tetë gola mes spektaklit, por s'ka fitues në Juventus - Dortmund, Reali përmbys Marsejën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.