Tifozët që rrinë në rrjetet sociale, gjatë natës u tronditën totalisht nga postimet e publikuara nga Kylian Mbappé në profilin e tij, Twitter. Ishte një orë deliri total, i shkaktuar nga një haker misterioz që kishte marrë përsipër profilin e sulmuesit francez. Rreth 14 milionë ndjekës u gjendën përballë fjalëve ofenduese, mesazhe në mbështetje të Palestinës dhe shumë pak gjasa për një transferim falas në Premier League.
E gjithë kjo zgjati rreth një orë, përpara se francezi të ishte në gjendje të rimerrte profilin e tij. Gjithcka filloi me një postim të thjeshtë, disi i dyshimtë, në të cilin Mbappé pyeti publikisht se kush donte të ndiqej prej tij.
Pas shkëmbimit të disa ndjekësve me njerëz krejtësisht të panjohur, filloi deliri, i gjithë i përqendruar në pak minuta: hakeri filloi të publikonte fraza të çuditshme në emër të lojtarit, duke i ftuar ndjekësit të bënin investime online.