Loja e dobët përballë një kundërshtari, si Austria nuk ishte e vetmja “disfatë”, në fitoren e parë të “Gjelave” të Francës, në Euro 2024, teksa pas një përplasje të fortë, me një prej mbrojtësve austriakë, “ylli” i ekipit pësoi një frakturë në hundë, duke e detyruar kështu, të linte në mënyrë të menjëhershme fushën e lojës.
Pas këtij dëmtimi mjekët francezë i këshilluan “galaktikut” më të ri, të Real Madrid që duhej t’i nënshtrohej një operacioni në hundë dhe për pasojë do duhej të rrinte për rreth tre javë jashtë fushës së blertë, gjë që do e bënte të humbiste Kampionatin Evropian, të futbollit, opsion ky që u refuzuar kategorikisht nga Mbappe, duke e lënë me vetëm një opsion tjetër zgjedhje.
Bëhet fjalë për një maskë, në fytyrë, gjë të cilën Mbappe pranoi ta vendoste, siç i thonë, me “qejfin më të madh”, teksa kërkon më ngulm të zbresë në fushë, përballë “Tulipanëve” të Holandës, mbrëmjen e së premtes dhe duket se diçka e tillë do të ndodhë, me teknikun, Didier Deschamps, që më herët, gjatë kësaj të enjteje, ka treguar se që prej së mërkurës (dje), kapiteni i “Gjelave” është stërvitur me ekipin. /i.m /abcnews.al